Pas divorcit nga Lisa Bonet, Jason Momoa pati një romancë të shkurtër me aktoren Eiza Gonzalez. Tani, aktori pranon se është në një lidhje. Madje, ai ka postuar imazhe me të dashurën e tij të re, Adria Arjona. Aktorja, e njohur nga filmi Hit Man, është 12 vjet më e re se Momoa. “Kam një lidhje prej disa kohësh. Së shpejti do ta zbuloni”-u tha Momoa fansave të tij.
Ndërkohë, disa nga ndjekësit e ngatërruan të dashurën e re me vajzën e tij, Lola. “E dashura jote i ngjan shumë Lolës”-kanë shkruar ata. “Ka miliona gra me zemër të thyer në mbarë botën tani”-kanë bërë shaka fansat në faqen e tij në Instagram.
Adria ka qenë e martuar më parë me avokatin portoriko-amerikan Edgardo Canales. Aktorja njihet për rolet e saj në Emerald City (2017), Anathema Device në adaptimin televiziv të Good Omens (2019) dhe Bix Caleen në Andor (2022), ndersa ka interpretuar gjithashtu përballë Glen Powell në filmin e vitit 2023 Hit Man.
Ndërkaq, pas divorcit Jason Momoa deklaroi se është pa shtëpi dhe duke jetuar rrugëve. Ylli i filmit “Aquaman” zbuloi në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight se ai nuk ka një shtëpi fikse për momentin. Në vend të kësaj, ai jeton në rrugë. 44-vjeçari tha për Entertainment Tonight:
Vëlla, unë nuk kam as shtëpi tani. Unë jetoj në rrugë. Pra, jam në Zelandën e Re për të filluar realizimin e filmit ‘Minecraft’. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë. Unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme. Do të më gjeni në rrugë, kudo. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Njerëzit më shohin rastësisht dhe thonë çfarë dreqin po bën në qytetin tonë? Më pëlqen ideja për të qenë thjesht me njerëzit e zakonshëm dhe të bëj zanatin tim, që janë xhirimet dhe më pas t’i ndaj ato me njerëzit.
Projekti i ri i aktorit, një dokumentar i quajtur “On the Roam”, ndjek historinë e tij teksa udhëton në vende të ndryshme duke vizituar artizanë të ndryshëm. Ata bëjnë art duke përdorur gjëra të tilla si biçikleta shekullore, instrumente, helikopterë dhe shumë sende të tjera të pazakonta.