Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm ndërkombëtarë që u bë edhe më shumë i tillë falë platformës ‘TikTok’. Të gjithë e dimë tashmë që Jason është një ndër krijuesit më unik të këtij rrjeti social, aty ku fansat e tij kanë zbuluar edhe më shumë detaje rreth marrëdhënies me partneren Jena Frumes.
Pak javë më parë dyshja e famshme zbuluan se do të bëhet prindër të një fëmije përmes një video-je ku bukuroshja shfaqej me barkun e rrumbullakët. Pas këtij lajmi kaq të bukur ata organizuan edhe një festë të madhe ku u mësua edhe gjinia e fëmijës së tyre të parë.
Jason kërkonte me patjetër një djalë ndërsa partnerja e tij dëshironte të kishte një vajzë dhe dëshira iu realizua këngëtarit të famshëm. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jason Derulo rrëfeu se kishte shumë kohë që ndiente se kishte ardhur momenti për të patur një fëmijë. Ai shtoi se dëshironte që të kishte një djalë pasi kjo gjë mungonte në familjen e tij dhe rrjedhimisht nuk kishte kush të trashëgonte mbiemrin.
Mendoj se kam bërë shumë në jetën time. Kam realizuar shumë gjëra dhe në këtë pikë të jetës time, mendova ‘Ok, me kë duhet ta ndaj tani këtë gjë?’ Gjithashtu nuk ka asnjë njeri që do të trashëgojë mbiemrin tim. Vëllai im ka vetëm vajza, motra ime ka vajza, kështu që nuk ka më Derulo. Duhej ta bëja këtë gjë, sepse dikush duhet ta trashëgojë mbiemrin.