Këngëtari amerikan me famë botërore, Jason Derulo, ka mbërritur të enjten në Tiranë për të marrë pjesë në koncertin e tij të parë në Shqipëri, që do të zhvillohet sonte në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore, duke tërhequr mijëra fansa që janë të emocionuar për të parë live interpretuesin e shumë hiteve globale.
Teksa mbërriti në Aeroportin “Nënë Tereza”, Derulo nuk e fshehu entuziazmin e tij për të qenë në Shqipëri. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai tregoi pamje nga momenti i mbërritjes, duke i bërë të ditur fansave të tij se ishte gati për spektaklin e madh.
Jason Derulo, i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, dhe “Savage Love”, do të sjellë një spektakël të jashtëzakonshëm. Performancat e tij janë të famshme për energjinë e lartë, kërcimet mbresëlënëse dhe vokalet e fuqishme.
Artisti i njohur, Jason Derulo në një intervistë të dhënë së fundmi me Paris Hilton në podcastin e saj “I Am Paris” ka rikujtuar momentin e një aksidenti të frikshëm në të cilin theu qafën dhe për pak sa nuk i kushtoi edhe jetën. Teksa po shpjegonte se si ndodhi gjithçka këngëtari u shpreh se:
Unë e kisha krijuar këtë turne dhe ishte turneu më i madh i jetës sime në atë moment.
Për t’u përgatitur për turneun dhe për performancat sigurisht që artisti është stërvitur me një trajner, i cili i thoshte vazhdimisht që të bënte saltro mbrapsht. Duke theksuar këtë Jason shtoi më tej se:
Ai më kërkoi të bëja 50 saltro mbrapsht me shpinë, që është një nga idetë më të këqija që dikush ka pasur ndonjëherë. Kështu që unë rrëshqita gjatë një prej rrotullimeve dhe rashë me kokë, duke thyer rruazat e mia C2.