Celebrities Gossip Showbiz

Jasmina nuk i ndahet konkurrentëve të “Për’puthen”, shihet në shoqërinë e…

Jasmina është një nga personazhet e “Për’puthen” që u përfol më së shumti dhe arriti të fitojë vëmendjen e publikut. Kujtojmë, se ajo u largua nga emisioni, pas disa takimeve romantike me Andin. Në një kohë kur të gjithë shpresonin se dyshja do të ishte një nga çiftet e programit, ata thumbojnë njëri-tjetrin publikisht në rrjetet e tyre sociale.

Kujtojmë, se ata janë zënë me njëri-tjetrin, ndërkohë që përflitet se shkak është një marrëdhënie e mundshme mes Andit dhe këngëtares Diona Fona. Pas debateve e thashethemeve të shumta rreth ndarjes se Andit dhe Jasminës, duket se kjo e fundit ka nisur një lidhje të re.

Ajo që vlen të përmendet, është se djali në fjalë nuk është i panjohur për publikun shqiptar, pasi edhe ai ka marrë pjesë në “Për’puthen”. Bëhet fjalë për Alessandro Mehmeti. Ai iu bashkua së fundmi emisionit dhe nuk arriti të dalë çift nga ai.

Një faqe e fansave të Jasminës ka postuar një video të dyshes, ku ajo dhe Alessandro duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, dhe mendohet të jenë në një lidhje. Ndërkohë, pak orë më parë ata kanë postuar një InstaStory ku duken se po kalojnë një kohë të mirë bashkë.

https://www.instagram.com/p/CP6o-6GlIAH/

Megjithatë, asgjë s’është konfirmuar ende, dhe me siguri fansat janë në pritje të një postimi të radhës së përsonazheve të përfshira. Gjithashtu, pritet edhe një reagim i mundshëm i Andit lidhur me dyshen.