Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij. Sigurisht që përveç diskutimeve dhe pyetjeve në lidhje me sportin nuk mund të mungonin edhe pyetjet nga jeta private dhe jo vetëm…
A të shkruajnë shumë vajza në rrjetet sociale?
Janë rritur goxha shumë.
Cili ka qenë komenti më i bukur ose më i veçantë që kanë bërë?
Disa tifozë që e kanë bërë nga Maqedonia “Je e bukur si një gol i Jasir Asanit”
Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?
E mbyllur.
E mbyllur se nuk pranon apo e mbyllur sepse ka një tashmë?
Ka një dhe është tiranase.
Jasir shtoi gjithashtu se nuk është pjesë e showbizit dhe që edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për të dhe pse ai i ka thënë që të rri e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.
Duke u rikthyer edhe njëherë tek sporti më tej Jasir Asani ka shtuar se aspiron të bëhet edhe kapiten i kombëtares dhe i vlerëson shumë të gjithë lojtarët për regjimin dhe rregullin që kanë. Ndërsa për trajnerin u shpreh:
Jam 28 vjeç dhe nuk kam takuar njeri më të mirë se ai. Shumë i thjeshtë, çdo gjë e bën perfekte dhe tek kombëtarja nuk është vetëm si trajner por edhe si lojtar. Në stërvitje bashkohet me ne, bën shaka. Të jep kurajo shumë. Të respekton maksimalisht. Unë e kam thënë që falë tij jam në kombëtare.
Po me presidentin Duka si janë raportet?
Presidenti është gjeneral, një njeri që ka bërë shumë për futbollin shqiptar. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira edhe më para kur nuk isha pjesë e kombëtares. Kemi folur shpesh dhe është një njeri që po na rri afër për çdo gjë që ka nevojë kombëtarja. Bëri një kompleks, më i miri në Ballkan mund të them.