Sport

Jasir Asani i papërmbajtshëm, tre gola dhe një asist me Guangju

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist me fanellën e Guangjusë, klub i Koresë së Jugut. Atij i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë për të zhbllokuar shifrat kundër Jokohamas në ndeshjen e vlefshme për Championsin e Azisë, Asani realizoi edhe golin e shifrave 3-1 dhe atë të shifrave finale 7-3. Këtë sezon Asani ka luajtur 7 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 2 gola. Sot realizoi të trigolësh në kompeticionin kontinental.

Asani është pjesë e Guangju që nga viti 2023. Ai ka luajtur 38 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola me skuadrën e Koresë së Jugut. Këtë sezon Asani ka luajtur 7 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 2 gola. Sot realizoi “tripletën” e parë në “Champions”-in e Azisë.