Renato Junior Luz Sanches është rikthyer te Benfica pas tetë vitesh.
Mesfushori i Paris Saint-Germain nuk ishte në planet e trajnerit Luis Enrique as për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye klubi francez e kaloi në formë huazimi në Portugali.
Përmes rrjeteve sociale Benfica bën me dije se 26-vjeçari është rikthyer siç thonë ata në “shtëpi”.
“I stërvitur te Benfica, mesfushori 26-vjeçar, Renato Sanches kthehet në shtëpi për të veshur sërish fanellën e Eagles dhe për të forcuar ekipin për sezonin 2024-2025, i huazuar nga klubi francez PSG. Marrëveshja përfshin opsionin e blerjes në fund të huazimit”-njofton Benfica.