Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.
Romeo i është drejtuar Gracianos duke i thënë se ‘jashtë i është lëpirë’, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. Madje gjithashtu se jashtë nuk do t;ja thoshte dot këto gjëra në sy duke nënkuptuar se do të kishte frikë nga një kundërpërgjigje me dhunë nga Romeo.
Romeo: Një nga arsyet se pse mendoja unë dy herë për tu futur këtu brenda ishin shpifësirat si puna jote zemra
Graciano: Prandaj u fute me shumë qejf
Romeo: Jashtë këto gjëra nuk mi thua dot në sy
Graciano: Prandaj u fute? Po ti vdes
Romeo: Kaq
Graciano: Nuk ti them dot në sy? As nuk më intereson me u marrë me ty jashtë. jashtë mua ti nuk më intereson
Romeo: Jashtë nuk mi thua dot në sy. Më je lëpirë si laro jashtë
Graciano: Ai që lëpihet je ti. Nuk di as me të ardhë me lëpi, as me të bërë qejfin. Po të isha lëpirë unë, a di ku do isha sot
Romeo: Jashtë i bie ka qenë fals meqenëse hedh gjithë atë vrer këtu brenda. Më ka përqafuar, më ka thënë ‘do futemi, do bëjmë këtë…’
Graciano: Lëpirje është kjo?
E ftuar sonte në Shqipëria Live me Erjona Rusi dhe Arjon Muça ka qenë motra e Erjolës, për të folur ldhur me këtë situatë. Gjithashtu e pyetur nëse është e vërtetë, motra e saj e ka mohuar