Celebrities Gossip Showbiz

Jashtë është totalisht ndryshe, Olta Gixhari flet për rrugëtimin e saj në BBV!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet padyshim në këtë sezon të BBV, është aktorja Olta Gixhari. E përfshirë në debatë të shumta, Olta ka treguar se nuk kursehet, duke u zënë jo vetëm më banorët që nuk i njihte më parë, ku përmendim Zhaklinën, por edhe me miqtë e saj duke ju kujtuar debatin me Amosin.

Olta ka treguar shumë dimensione të saj, herë duke ngritur zërin në debate, e herë duke treguar ëmbëlsinë e saj si nënë e si bashkëshorte. Mirëpo duket se Olta e ndjen veten të ndryshuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri teksa i është shprehur Kristit si më poshtë.

Këtu po nuk je pak e fortë, ‘të hypin në qafë’. Këtu është skandal. Unë shikoj shumë sjellje të miat që nuk i kam farë jashtë. Kjo gjendja e mrbojtjes sime, nuk është e imja e gjitha. Edhe po sulmohem shumë, jam personazhi që po sulmohem më shumë këtu brenda.