Një çift i njohur nga rrjetet sociale, Hati dhe Jashar Stojku, janë ndëshkuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Sipas raportimeve, ata u kapën duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara për të regjistruar video për Tik-Tok, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të tjerëve.
Pas reagimit të parë “Hati” ka reaguar sërish me një instastory në rrjetin social Instagram duke shkruar mbi foto me partnerin e saj: Jashar bëj gati helikopterin, reagim ky i sjell me nota ironie.
Policia ka vendosur një gjobë prej 60 mijë lekësh për çiftin dhe u ka hequr patentat. Për Hatin, është vendosur pezullimi i patentës për 6 muaj, pasi ajo drejtonte një makinë me fuqi më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor.
Hati dhe partneri i saj njihen në rrjete sociale për jetesën e tyre luksoze nëpërmjet videove të shumta që Hati poston.