Aktori fitues i çmimit Oscar, Jared Leto, do të interpretojë stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld në një film biografik. Leto u shpreh për “Women’s Wear Daily” për stilistin e ndjerë gjerman, i cili ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare duke thënë këto fjalë:
Ndihem sikur ky është një moment përmbushës dhe Karl do të ishte krenar për atë që po bëjmë.
Leto zbuloi se do të kapte marrëdhëniet kyçe në jetën e Karl Lagerfeld, të treguara përmes një lenteje të paparashikueshme.
Roli im është ta portretizoj në ekran sa më sinqerisht të jetë e mundur.
Në një përpjekje për të nderuar trashëgiminë e Lagerfeld, Leto, i cili do të prodhojë filmin me partneren e tij Emma Ludbrook, emëroi tre nga partnerët më të afërt dhe më të besueshëm të stilistit të ndjerë si producentë ekzekutivë të filmit. Këtu përfshihet CEO i Karl Lagerfeld, Pier Paolo Righi, zëvendëspresidentja e lartë e imazhit dhe komunikimit të Lagerfeld, Caroline Lebar dhe asistenti personal i drejtorit krijues të Chanel, Sébastien Jondeau.
Ndonëse mund të jetë një mendim i frikshëm që të portretizosh një nga fytyrat më të shquara të modës në ekran, Leto ka përvojë të gjerë në atë fushë. Fituesi i Golden Globe portretizoi në mënyrë të famshme Paolo Gucci-n në dramën e vitit 2021, “House of Gucci”. Rikujtojmë, se Vogue zbuloi së fundmi se tema e ‘Met Gala 2023’ do të jetë për të ndjerin Karl Lagerfeld. Stilistit legjendar do t’i bëhet një homazh gati katër vite pas vdekjes së tij nga kanceri i pankreasit në moshën 85-vjeçare.