Tashmë nuk ka më dyshime se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Pas dokumentarit të reperes u konfirmua zyrtarisht se dyshja janë bashkë dhe ky fakt lumturon shumë fansat e tyre.
Ditët e fundit rrjeti po zien nga disa foto që çifti i reperave kanë publikuar në rrjetet sociale. Si Loredana ashtu edhe Mozzik ka publikuar një album fotosh ku shfaqen pranë njëri-tjetrit por duke fshehur fytyrën e secilit.
Të gjithë fansat e zjarrtë të tyre po pyesin nëse këto publikime i paraprijnë një bashkëpunim muzikor mes tyre. Mos vallë do të ketë një vazhdimësi të Bonnie & Clyde?