Botë e Çuditshme

Janë varrosur 2500 vjet më parë, arkeologët zbulojnë mbetjet e mumifikuara të dhjetë krokodilëve!

Mbetjet e mumifikuara të dhjetë krokodilëve janë gjetur së fundmi në nekropolin egjiptian të Qubbet-al-Hawa, që besohet se janë varrosur 2500 vjet më parë. Detajet e gjetjes u publikuan në PLOS One. Aspekti më interesant i gjetjes është fakti se krokodilët u mumifikuan në një mënyrë të ndryshme nga zakonisht.

Nëse më parë arkeologët kanë gjetur mumie kafshësh, trupat e tyre kanë qenë të mbuluar me rrëshirë dhe të mbështjellë me copa liri. Në këtë rast, nuk ka asnjë gjurmë rrëshirë dhe kjo i lejon arkeologët të studiojnë kafshët në thellësi. Procesi i mumifikimit ndoshta u realizua duke depozituar krokodilët në rërë dhe duke i lënë të thahen natyrshëm, më pas duke i mbuluar me pëlhura liri ose gjethe palme.

Një aspekt i dytë interesant i zbulimit është gjendja e ruajtjes së dhjetë krokodilëve. “Të gjesh dhjetë krokodilë në një varr është e pabesueshme dhe është akoma më shumë që një nga dhjetë krokodilët, pothuajse dy metra i gjatë, është pothuajse i tërë”, shprehet koordinatorja e studimit, Bea De Cupere.

Mungesa e rrëshirës i shtyn arkeologët të supozojnë se vdekja e krokodilëve ka ndodhur në shekullin e 5-të para Krishtit, në epokën para-Ptolemaike, pra përpara se substanca të fillonte të përdorej masivisht në procesin e mumifikimit.

“Zbulimi i këtyre mumjeve na ofron njohuri të reja mbi fenë e Egjiptit të lashtë dhe se si trajtoheshin këto kafshë kur u ofroheshin perëndive,” thotë Alejandro Jiménez Serrano, një nga autorët. Studimi ka gjithashtu disa kufizime, duke përfshirë mungesën e ADN-së së lashtë dhe radiokarbonit në gjetjet, gjë që e bën të pamundur kryerjen e një analize më të thellë dhe datën më të saktë të mbetjeve.