Sport

“Janë si ne!” Guardiola flet me vlerësime të mëdha për Interin para sfidës

Pep Guardiola mendon se Interi është ndërtuar për të fituar çdo ndeshje dhe ka respekt për zikaltrit, sidomos për yje si Alessandro Bastoni, Nicolo Barella, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Interi dhe Manchester City do të luajnë nesër në “Etihad Stadium” për ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League dhe tekniku i Qytetarëve ka vetëm vlerësime pozitive për italianët.

Interi dhe Manchester City u takuan në finalen e vitit 2023, fituar 1-0 nga anglezët. “Atë vit mediat shkruanin se ne ishim më lart, por realisht që nuk e kam menduar ashtu”.

“E dija se Interi ishte i fortë atëherë dhe do të jetë i fortë edhe nesër. Unë kam respekt për ta. Interi është një klub historik, me një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ata janë ndërtuar për të fituar çdo ndeshje. Vjet fituan shumë, janë si ne”. – tha Guardiola.