Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Efi ka publikuar një video në “Instastory”, ku ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe kërcënimet që merr nga fansat e përsonazheve të tjerë publikë. Bukuroshja tregon se ofendime vijnë dhe ndaj familjarëve të saj dhe “këshillon” të gjithë personazhet të edukojnë fansat e tyre.
Jam njeri edhe unë! Ndonjëherë mërzitem sepse janë disa fansa që mbështesin x personazhe dhe janë shumë ofendues. Jo kundrejt meje sepse mua nuk më intereson fare, por kundrejt familjarëve.
Kështu që unë nëse kam diçka mundohem të flas me fansat e mia dhe ti edukoj kështu që të njëjtën gjë bëni dhe ju
View this post on Instagram
E ftuar në “E Diell” me Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën, Efi zbuloi disa detaje të pathëna më parë. Si një ish-banore e “Big Brother VIP”, ajo ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të cilët tha dy fjalë.