Aktorja e njohur Jane Seymour foli për jetën e saj seksuale në moshën 72-vjeçare dhe theksoi se tani seksi është më i mirë se në të kaluarën. Në një ese për numrin digjital të Cosmopolitan “Sex After 60”, ajo tha se po bën seksin më të mirë të jetës së saj me partnerin John Zambetti. Aktorja theksoi:
Seksi për momentin është më i mrekullueshëm dhe më pasionant se çdo gjë tjetër që mbaj mend, sepse bazohet në besim, dashuri dhe përvojë. Unë tani e njoh veten dhe trupin tim dhe John ka përvojat në jetën e tij. Nuk është si kur je më i ri.
Gjithashtu Jane shtoi:
Unë mendoj se në brezat e rinj, njerëzit bëjnë seks fillimisht dhe më pas thonë: “Oh, meqë ra fjala, përshëndetje, çfarë po bën?”. Sa më shumë rritemi, aq më shumë seksi bazohet në intimitetin emocional, ndjenjat tona, gëzimet tona, hidhërimet tona, pasionet tona të ndërsjella dhe dëshirën tonë. Jeta juaj seksuale nuk ka pse të përfundojë në moshën 60-vjeçare. .