Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.
Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.
Ditën e sotme Loredana dhe Mozzik kanë habitur ndjekësit në Instagram, pasi papritur kanë postuar foto së bashku në makinë së bashku me vajzën e tyre, Hana dhe një vajzë tjetër të vogël. Mendohej se Lori dhe Mozzik nuk kishim komunikim dhe një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për shkak të ‘thumbave’ të shumtë të tyre në rrjete sociale sidomos ato të Mozzik ndaj të dashurit të ri të Loredanës. Ama nga kjo foto duket se nuk është kështu dhe për shkak se vajza e tye do të jetë gjithmonë një urë lidhëse mes tyre. Edhe pse në foto ata duken shumë të lumtur dhe ndjekësit menduan se ata janë rikthyer bashkë, deri më tani nuk kemi kuptuar një ndarje të Loredanës nga Karim dhe pas postimit fotoja u fshi. Nuk dihet se kjo mund të jetë për shkak të xhelozisë së Karim apo se Loredana dhe Mozzik u penduan dhe nuk duan të bëjnë asgjë publike rreth marrëdhënies së tyre.
Shumë prej fansave të ish-çiftit nuk janë pro lidhjes së Loredanës me Karim dhe e kanë mbështetur Mozzik edhe në komente e së fundmi edhe live. Kjo është vënë në dukje së fundmi nga një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, ku disa tifozë me origjinë shqiptare kanë brohoritur emrin e Mozzik në stadium, teksa Adeyemi po bënte nxehjen për ndeshjen e Champions Leagur, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të luante përballë anglezëve të Newcastle. Ama futbollsiti nuk ka bërë asnjë reagim dhe i ka injoruar këto thirrje.