George Clooney ka mohuar pretendimet se ai dhe Brad Pitt u paguan me nga 35 milionë dollarë për filmin Wolfs. Javën e kaluar, New York Times raportoi se aktorët morën secili mbi 35 milionë dollarë për rolet e tyre në komedinë aksion të regjisorit Jon Watt. Duke iu adresuar raportimeve gjatë një konference për shtyp në premierën e filmit Wolfs në Festivalin e Filmit në Venecia, Clooney mohoi pretendimet. “Ishte një artikull interesant dhe cilido qoftë burimi i saj për pagën tonë, është miliona e miliona e miliona dollarë më pak se sa u raportua”-filloi ai.
“Dhe po e them vetëm këtë sepse mendoj se është keq për industrinë tonë nëse kjo është ajo që njerëzit mendojnë se është standardi për pagat”. “Unë mendoj se kjo është e tmerrshme, do ta bëjë të pamundur realizimin e filmave”-p theksoi ktori i njohur. Clooney në këtë film ku luan përkrah aktorit të njohur Brad Pitt. Rikujtojmë se George Clooney thuhet se po lufton për martesën e tij me Amal pasi është distancuar me gruan e tij të dytë.
Clooney dhe Amal janë të martuar që nga viti 2014. Amal është një avokate britaniko-libanez për të drejtat e njeriut, e cila është 17 vjet më e re se bashkëshorti i saj. “Ai ka filluar të shqetësohet vërtet për humbjen e Amalit dhe për t’i lënë më shumë kohë për t’u lidhur me të, sepse me kalimin e kohës ata po bëhen më shumë si shokë dhome sesa të dashuruar. Ajo është ende shumë e re dhe e gjallë dhe George nuk mund të injorojë diferencën e tyre në moshë”-tha një burim i afërt me çiftin.
Burimi ka pohuar gjithashtu se 63-vjeçari është duke u shqetësuar për pamjen e tij, pasi ai gjithmonë është njohur si një nga meshkujt më të bukur në industri gjatë karrierës së tij. “Ai ka filluar të tregojë moshën e tij dhe kjo po e tremb atë”-shtoi burimi. “Ai po përpiqet të mbajë gjallë pasionin, kështu që George po bëhet romantik”.
Brad Pitt dhe Inés de Ramón nga ana tjetër janë tani një çift zyrtar dhe ku tjetër mund të vihej në pah më mirë se në tapetin e kuq?! Ata u shfaqën së bashku në premierën e filmit më të fundit të Pitt, “Wolves”, gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Brad Pitt kishte veshur një xhaketë elegante të zezë, ndërsa Inés de Ramón kishte zgjedhur një fustan të bardhë, duke ndriçuar tapetin me stilin e saj të rafinuar.