Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Luizi dhe Armaldo janë dy nga protagonistët e këtj edicioni të “BBV2” ama të dy nuk janë njohur me njëri-tjetrin për herë të parë brenda shtëpisë, por shumë vite më parë. Në vitin 2006, kur Luizi ka kënduar në Eurovizion këngë “Zjarr e ftohtë”, në kor ka qenë edhe Armaldo. Këtë e kanë përmendur edhe vetë ata brenda shtëpisë pak ditë më parë .
Në një bisedë me banorët në oborr Luizi ka treguar se çfarë zgjedhje do të bënte ai nëse do të kishte mundësinë për të dërguar në televotim banorët përmes mundësisë që të jep “Kutia e Pandorës” ashtu siç iu dha Dea Mishel dhe Kiarës. Nëse do të kishte këtë mundësi Luizi u shpreh se do të dëgonte në nominim veten dhe Oltën.