Së fundmi u aludua se Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks janë ndarë, por mesa duket nuk është e vërtetë. Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të fundit të aktorit, “Poker Face” duke u dhënë fund thashethemeve se ata janë ndarë.
Dalja e rrallë e çiftit vjen tre muaj pasi ‘InTouch Weekly’ raportoi se dyshja ishin ndarë para dy muajsh dhe një burim pretendonte se Hemsworth nuk donte të ishte i lidhur. 32 vjeçari dhe 26 vjeçarja, janë bashkë që nga fundi i vitit 2019, duke marrë pjesë në festa së bashku dhe madje duke kaluar Krishtlindjet me familjen e aktorit. Romanca e tyre filloi në kohën që Liam ishte duke u divorcuar nga Miley Cyrus.
Rikujtojmë se Liam dhe Miley patën një histori të stuhishme dashurie: u dashuruan, u ndanë, u pajtuan, bënë dasëm, u divorcuan. Ylli i “Hunger Games” duket se ka gjetur qetësinë pranë britanikes. Në një intervistë për Joe Rogan, ylli i muzikës, Miley Cyrus kujtoi edhe një herë divorcin e saj të vështirë nga aktori hollivudian.
Ndërkaq, një lajm jo shumë i mirë vjen për fansat e aktorit të njohur Henry Cavill. Sezoni i katërt i “The Witcher” tani do të ketë një tjetër aktor protagonist në vend të tij. Fansat e serialit “The Witcher” janë tronditur nga lajmi se aktori kryesor i serialit, Henry Cavill, do të zëvendësohet nga Liam Hemsworth në sezonin e katërt. Cavill do të vazhdojë të luajë Geralt of Rivia në sezonin e tretë të serialit hit, përpara se t’ia ‘dorëzojë’ rolin Hemsworth.