Pamjet e aktores Jane Fonda duke ‘goditur’ me certifikatën e Palmës së Artë regjisoren Justine Triet në Festivalin e Filmit në Kanë, kanë shpërthyer rrjetet sociale. Në ceremoninë e mbylljes së festivalit, 85-vjeçarja kishte për detyrë të jepte çmimin për filmin më të mirë, gjë të cilën e bëri, megjithatë, vëmendje të veçantë mori lëvizja që pasoi.
Përkatësisht, Justine Triet mori Palmën e Artë për filmin “Anatomy of a Fall” dhe pasi mbajti fjalimin, harroi ta merrte certifikatën e çmimit. Fonda u përpoq ta thërriste atë, por pa rezultat dhe më pas gjeti një mënyrë për t’ia tërhequr vëmendjen.
Duke humbur durimin, mori letrën e çmimit dhe e qëlloi regjisoren pas shpine. Videoja e kësaj lëvizjeje u bë menjëherë e komentuar në internet. Duke e njohur sensin e humorit të aktores, fansat arritën në përfundimin se edhe kjo ishte një shaka e saj, ndërsa as Triet nuk reagoi pas “goditjes”.
Ok donc la vraie Queen c’est Jane Fonda pic.twitter.com/cFZwv0Akmq
— andrzej 🇵🇱🇫🇷🇪🇺 (@andzejkra) May 27, 2023
Ngjarja vjen gati një vit pasi Fonda ndau diagnozën e saj të kancerit. Në shtator 2022, fituesja e çmimit Emmy shkroi në Instagram:
Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin. Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, kështu që ndihem shumë me fat.
Jane Fonda ka zbuluar se një regjisor filmi një herë i kërkoi të flinte me të për të parë se si ishin orgazmat e saj. Ylli legjendar i Hollivudit bëri zbulimin befasues këtë javë kur u shfaq në emisionin Bravo “Watch What Happens Live”. Në një seksion të quajtur “Plead the Fifth”, Fonda iu kërkua të emëronte një burrë në Hollivud, të cilin ajo e ka refuzuar. Fonda, 85 vjeç, doli menjëherë dhe tha:
Regjisori francez René Clément.