Aktori i njohur Jamie Foxx ka ndriçuar rezidencën e tij në Los Anxhelos me qindra drita të cilat mund të shihen edhe nga një distancë e largët. Shtëpia e aktorit ndodhet në Hidden Valley, pranë shtëpisë së Kardashianve në Hidden Hills. Për dekorimet e shtëpisë janë harxhuar plot 10,000 dollarë për shkak të sipërfaqes së madhe pasi shtëpia është 20,000 metra katrorë. Përveçse në rezidencë, drita janë vendosur edhe në pemët e oborrit. Foxx jeton në një rezidencë prej 10.5 milionë dollarësh që ka një fushë basketbolli, një fushë tenisi, pishinë dhe një palestër të madhe.
Rikujtojmë se Foxx po përballet me akuza të rënda për një sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur tetë vjet më parë në qytetin e Nju Jorkut. Akuzuesja, Jane Doe, ka ngritur një padi në bazë të Aktit të të Mbijetuarve të Rritur të Nju Jorkut, i cili ofron një afat 1-vjeçar për pretendimet që përndryshe do të ndaloheshin nga statuti i kufizimeve.
Në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe vetë aktori ku ka mohuar pretendimet se ai ka sulmuar seksualisht një grua në Catch NYC & Roof në muajin gusht të vitit 2015. Një përfaqësues i Foxx ka folur për Page Six dhe është shprehur se:
Incidenti i supozuar nuk ka ndodhur kurrë. Në vitin 2020, ky individ ngriti një padi pothuajse identike në Brooklyn. Kjo çështje u pushua menjëherë pas kësaj. Pretendimet nuk janë më të zbatueshme sot se sa ishin atëherë. Ne kemi besim se ata do të bien poshtë përsëri.
Përfaqësuesi ka vijuar më tej duke thënë se aktori i njohur po planifikon të ndjekë veprime ligjore kundër akuzueses. Foxx synon të ndjekë rrugë ligjore dhe ka një kërkesë për ndjekje penale kundër këtij personi dhe avokatëve të saj për rideklarimin e këtij veprimi të shëmtuar dhe jo serioz.