Sport

Jamal jep spektakël me dy gola, Barcelona mposht “makthin” e sezonit të kaluar

Barcelona ka vazhduar të kryesojë e vetme dhe e pagabueshme kampionatin në Spanjë, teksa ka siguruar fitoren e pestë në po aq ndeshje të luajtura. Këtë herë, për katalanasit ishte një sukses shumë i rëndësishëm pasi vinte përballë Zhironës, e cila ishte kthyer në makth në sezonin e kaluar duke e mundur në të dy ndeshjet me shifrat 4-2.  Hakmarrja e Barcelonës ishe perfekte, me Lamin Jamal si protagonistin kryesor të katalanasve. Adoleshenti shënoi dy herë radhazi në pjesën e parë për t’iu dhënë ritmin e tij duelit, teksa në të dytën gjeti rrjetën edhe Olmo para se të largohej i dëmtuar nga fusha e lojës. Pedri çoi në katër numrin e golave, para se Stuani të shkurtonte diferencën në një fund shumë të tensionuar të sfidës ku fluturuan kartonët e verdhë, por edhe një i kuq për Ferran Torres.  Megjithatë, në fund Barcelona iu gëzua një suksesi të rëndësishëm 4-1, duke thelluar përsëri diferencën nga ndjekësit në renditje. La Liga përcillet ekskluzivisht në Digitalb.