Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artistja e njohur, Lorè, emri i vërtetë i të cilës është Lorela Karoshi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën, emocionet që përcjellin projektet dhe albumin e saj më të ri që do të vijë së shpejti.
Si ka qenë kjo periudhë për të?
Shumë punë, ka ardhur e gjitha e ndërtuar me një kocept fiks dhe real që t’i përmbahej të gjithë ciklit të katër këngëve. Janë vazhdimësi e njëra-tjetrës prandaj edhe kënga e parë që sapo kam lancuar u bë një muaj. Nuk bën sens e vetme pa vazhdimësinë e vet që janë tre këngët pasardhëse. Njëra del këtë javë, quhet “Të du”.
Në lidhje me këngën e re të publikuar e cila quhet “Po largohem” si e ka pritur publiku?
Feedback-u ka qenë shumë i mirë, gëzoj gjithmonë kur lancoj këngë. Unë i ndërtoj edhe konceptualisht këngët, që të mos jenë edhe pa mesazhe, kanë tekstin të rëndësishëm. Jam detajiste, profesioniste, jam kafshë.
Lorè ka zbuluar se frymëzohet nga:
Frymëzohem nga eksperiencat e mija. Ato janë të parat. Për hir të artit janë edhe pak më të ekzagjeruara.
Ndër të tjera shtoi se:
Në kohën që unë po shkruaja “Po largohem” sapo kisha dalë nga një marrëdhënie dhe pas disa kohësh kur po tentoja të hyja në një të re kupotva që nuk isha gati. Zhgënjimet t’i sjellin këto, krijojnë pasiguri dhe ky ishte rasti im.