Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuar i parë i këtij podcasti ishte mbrëmjen e djeshme Elton Ilirjani. Ai njihet si biznesmen dhe një ndër të parët shqiptarë që ka pranuar homoseksualitetin e tij publikisht. Ai ka treguar shumë rreth kësaj çështje, ku dhe ka zbuluar sekrete të jetës së tij.
Elton: Inçesti në Shqipëri ka qenë dhe vazhdon të jetë i ulur kembëkryq, me inçestin përballet një përqindje shumë e madhe e shoqërisë shqiptare, sidomos rurale e them hapur fare dhe një nga brengat e babait tim ka qenë kut unë ikja nga shtëpia dhe shkoja në fshat më lejonte të shkoja vetëm në shtëpinë e motrës së tij të vogël, në asnjë fshat apo kushërinj të tjerë që mos të ngacmohesha seksualisht
Ilnisa: Çfarë moshe kishe?
Elton: Ngacmimet seksuale, inçesti fillojnë që fëmijë, minoren madje inçesti është më agresiv kur ti je i vogël
Ilnisa: E ke ndjerë?
Elton: E kam ndjerë të më afrohet dhe të ndodh në mënyrën më të frikshme .Është një gjë që kam jo frik ta them po nguroj ta them se po të isha amerikam i lindur atje s’do kisha frik ta thoja po di të them që jam përballur me inçestin, më ka ndodhur incesti para syve, kam ikur nga ajo shtëpi jam larguar në mes të natës kam qenë 12 vjeç dhe kam shkuar në një fshat që kishte shtëpinë tjetër që gjeta derën hapur, ishte 800 metra larg po ishte natë, ishte fshat dhe kishte qenë të egër dhe kisha në mendje pamjen që ndodhi mes 2 personave të mi të afërm
View this post on Instagram