“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.
Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.
Mbrëmjen e sotme Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip”, ku ka rikujtuar përvojën e saj në shtëpin më të famshme në Shqipëri ka treguar për herë të parë se si ka vazhduar jeta e saj pas mbarimit të spektaklit. Egla është shprehur se do të donte që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë.
Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi. Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat