Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.
Ditën e sotme përmes një video të publikuar në rrjetet sociale Morena ka treguar se është ndjerë tepër nostalgjike për nënën e saj, e cila nuk jeton më dhe sigurisht mungesa e saj është e pazëvëndësueshme për këngëtaren. Në videon e publikuar, Morena shihet së bashku me nënën e saj, kur ka qënë e vogël.
Çkemi mami. Unë jam mirë por më mungon shumë. Kujdesu për veten
View this post on Instagram
Para pak kohësh Morena zbuloi se teksa ndodhej në Kosovë, shtëpia e saj në Turqi ishte grabitur, ku përveç se një shume të konsiderueshme parash, ishin grabitur edhe shumë bizhuteri me vlerë të lartë monetare, gjë të cilën Morena e ka treguar edhe me foto në Instastory.