Celebrities Music Showbiz

“Jam mbreti, por kam nevojë për një mbretëreshë…”/ Noizy dhe Era Istrefi bëjnë lëmsh rrjetin!

Ndërkohë që sezoni i verës ka ardhur, artistët vijojnë të jenë sa më aktivë me muzikën e tyre. Shmë prej artistëve shqiptarë kanë nisur punën për projektet e tyre muzikore, për të luftuar për hitin e kësaj vere.

Së fundmi, një postim i Noizy-t ka bërë lëmsh rrjetin. Reperi i njohur ka publikuar disa fotografi më këngëtaren e famshme, Era Istrefi, e cila është rikthyer në tregun muzikor më fuqishëm se kurrë. Bashkangjitur postimit të tij, ku shihet së ashku me artisten e njohur, Noizy shkruan:

Unë jam mbreti, por kam nevojë për një mbretëreshë te kalaja!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Menjëherë pas publikimit të fotografive, fansat janë të bindur se bashkimi i dy artistëve do të sjellë një prej projekteve më të bukura të kësaj vere. Ndërkohë që nuk ka zbuluar më shumë detaje, fansat po presin me padurim prurjen më të re të Noizy dhe Erës. Kujtojmë se shumë shpejt Noizy do sjellë albumin e tij “Ikona”, pjesë e të cilit mund te jetë edhe Era.