Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.
Ndërkohë që Graciano e akuzon Erjolën se e “ka varrosur dhe se mospranimi i deklaratës së tij, mund t’ja shkatërrojë karrierën” dhe shprehet i bindur në atë që ka deklaruar për mesazhet e shkëmbyera mes Erjolës dhe Romeos dhe se nuk gënjen.
Graciano: Unë ty nuk të bëra asnjë gjë. Si njeri patjetër dhe nuk dua të të shoh kurrë keq ta dish edhe pse ti mua duke më thënë jo të vërtetën dhe duke mos pranuar një gjë kot, mua më rrezikon karrierën. E di si dukem unë? Sikur vij këtu, rrej dhe shpik.
Erjola: Po për çfarë hapen katër ditë të njëjtat gjëra?
Graciano: Ok deri të shtunën nuk do e diskutoj më, por ta dish që jam i varrosur nga ty, faleminderit.
Romeo i është drejtuar Gracianos duke i thënë se ‘jashtë i është lëpirë’, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. Madje gjithashtu se jashtë nuk do t;ja thoshte dot këto gjëra në sy duke nënkuptuar se do të kishte frikë nga një kundërpërgjigje me dhunë nga Romeo.