E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Renée Reffo. Ajo është vajza e aktores së mirënjohur Julia Ilirjani dhe është bërë mjaft aktive e virale në rrjetet e saj sociale si Instagram, apo TikTok. Së fundmi, ajo është bërë pjesë edhe e skuadrës së emisionit “E Diell”.
Një ndër arsyet se përse Renée është kaq e dashur për ndjekësit është prej karakterit të saj shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për situata të ndryshme që mund t’i ndodhin. Ndaj edhe në këtë intervistë nuk kishte si të ndodhte ndryshe. E meqënëse jemi tek kjo pjesë, javën e kaluar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ajo ‘ra pre’ e telefonatës kurth. Për t’ju rikujtuar, Edea e telefonoi për t’i thënë se ishte e dashura e djalit që Renée supozohej gjithashtu se fliste. Situata në fund u sqarua dhe u kuptua që ishte një lojë nga emisioni.
Nuk e di nëse e keni parë atë telefonatën kurth. Jam single dhe atë fundjavë po dilja me një çun për ta njohur dhe ky çuni ishte pak nga fshati, por unë duke qenë mendjehapur thashë ndoshta të kultivohet deri diku. Kishte mentalitet pak të prapambetur. Gjithmonë për këtë po flas, për mentalitetin. Ndodhi e pritura që mentaliteti im me mentalitetin e tij nuk përputheshin, ndonëse unë e mora një hap. Ditën që mua më ka marrë Salsano në telefonatën kurth ishte dita që unë u zura me të. I kam çuar çunit të shkretë një roman se më kapërceu pak nervi dhe në atë moment kam menduar mos kjo telefonatë kurth ka qenë e lidhur me këtë dhe po thoja që mirë më ngriti nervat, por paska qenë edhe i lidhur. Ishte një situatë shumë konfuze.
Renée rikujtoi sot në “Pardon My French” se dikur i ka ndodhur pak a shumë diçka e ngjashme dhe ndaj nuk ishte e surprizuar shumë nga kjo telefonatë. Më tej, ajo sqaroi:
Unë kam qenë diku tek 20 vjeç. Kam qenë për një periudhë dy mujore. Kisha një pushim nga i dashuri që kisha dhe isha për qejfin tim. U takova me këtë çunin. Na eci muhabeti shumë mirë dhe një natë të bukur kisha dalë me dy shoqet e mia. Këto dy shoqet e mia gjetën një grup dhe thanë ‘hajde rrimë me këta çunat’. Ishte ora 2-3 e mëngjesit dhe i thashë ‘hajde se këto u çiftëzuan këtu e jam vetëm’. Atë natë nuk më shkoi mendja fare. Të nesërmen në mëngjes më thotë që të pijmë kafe. Shkojmë për kafe dhe më ulet përballë dhe më thotë mua ‘jam i martuar’. Fytyra më ra përtokë. Të them të drejtën mund të jem marrë një javë e gjysmë pasi filloi truri të arsyetonte, por që zgjati edhe një javë e gjysmë. Ky ka qenë rasti që ka ndodhur. Edhe i thashë ‘përse nuk më the?’. Dhe më tha ‘po ti nuk më pyete’.