Sport

“Jam i lumtur për ekipin…”/ Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti flet pas barazimit me Kroacinë!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″! Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ishte ndër më të mirët në fushë sot, me barazimin që kuqezinjtë morën kundër Kroacisë, me shifrat përfundimtare 2-2.

Të them të drejtën jam i lumtur për ekipin, reagimi ka qenë i fortë. Na duheshin disa minuta për të kthyer lojën por gjithsesi e merituam këtë barazim. Nuk jam i lumtur me 2 golat e pësuar. Po ashtu edhe me Italinë, këto kombëtare nuk i duhen shumë që të bëjnë gola. Ka pasur disa goditje por i kemi mbrojtur mirë, kemi qenë edhe agresiv. Golat duhet t’i kapërdijmë. Për mbrojtjen nuk është gjë e bukur kur merr 2 gola, por duhet t’i lëmë pas.

E respektuam shumë Italinë, kanë munguar faullat. Besoj se sot ishin të gjithë gati të japin 100% në fushë. Kroacia ka mesfushën më të mirë në botë dhe prapë ne i bllokuam. E dimë Spanjën, ato janë favorit për çdo ndeshje. Jo vetëm te ne por edhe për të fituar të gjithë Europianin. Do t’i analizojmë dhe do përpiqemi të bëjmë më të mirën. Edhe sot kishim mundësi ta çonim ndeshjen deri në 3-0.