Celebrities Gossip Showbiz

“Jam gati të vdes për të..”/Aktori i njohur çudit me deklaratën për Vladimir Putin!

Aktori Steven Seagal i cili prej vitit 2016 është shtetas rus, sapo ka prezantuar dokumentarin e tij më të fundit i titulluar “Në emër të drejtësisë”. Ylli i filmave aksion mes të tjerave flet dhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainën, ku shprehet se është i gatshëm të japë jetën për presidentin rus, Vladimir Putin. Steven Seagal u transferua në Rusi disa kohë më parë. Aktori ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në, ku ndër të tjera do të duhej të paguajë gjoba të rënda për shkelje financiare dhe tatimore dhe ku rrezikon edhe ndjekjen penale për akuzat e dhunës seksuale.

Me propagandën pro Moskës ai fitoi rolin e “Përfaqësuesit Special” për kulturorën. Në dokumentarin “Në emër të drejtësisë”, aktori vizitoi gjithashtu territoret e pushtuara nga forcat e armatosura ruse dhe madje arriti në qytetin e Mariupolit. Seagal gjithashtu i shkroi një letër Putinit, siç tregohet në një klip: “Tani do të shohim kush janë bashkatdhetarët tanë dhe miqtë tanë dhe cilët janë armiqtë tanë. Unë do të jem gjithmonë në anën e presidentit tim dhe do të luftoj përkrah tij. Unë jam gati të vdes nëse është e nevojshme”.

Nuk është sekret që Steven Seagal ka krijuar shumë armiqësi me aktorë të tjerë të filmave aksion. Njëri prej tyre është edhe Jean-Claude Van Damme. Kjo armiqësi me belgun është pengesa kryesore që e pengon Seagalin të jetë pjesë e një filmi “The Expendables”, sagë e krijuar nga Sylvester Stallone si homazh për yjet e filmave aksion.

Seagal, në këta filma ka njerëz që ai nuk i pëlqen, duke iu referuar fytyrave të njohura si vetë Jean-Claude Van Damme dhe producentit Avi Lerner. Në një intervistë të vitit 2014 për “Big Issue” dhe me “The Expendables 3” që do të dilte së shpejti në treg, Seagal zbuloi pse nuk është shfaqur kurrë në një film të kësaj sage të suksesshme të krijuar nga Stallone.