Back to the Beginning Celebrities Film & Tv

“Jam futur me shtesat në fakultet…”/ Rrëfimi i sinqertë i aktorit Lulzim Zeqja: Kam humbur audicione!

Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.

Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”. I ftuar këtë javë në “Back to the Beginning” ishte aktori Lulzim Zeqja, i cili u shpreh për profesionin e tij me fjalët më të ngrohta.

E bëj këtë profesion me shumë qejf sepse ma bën jetën me ngjyra. Them që kam një nga profesionet më të bukura.

E teksa kujton fillimet e tij si aktor, ai tregon:

Që i vogël prindërit më conin në teatër të kukullave, kam parë filma shqiptarë dhe imitoja aktorët e filmave. Më pëlqente të imitoja, të kujtoja batuta. Ky ka qenë fillimi im…

Unë jam futur me shtesat në fakultet… Edhe audicionet nuk i fitoj gjithmonë. Kështu funksionon. Kam qenë me fat që kam pasur role të mira dhe kam punuar me disa nga regjisorët më të mirë shqiptarë.