Para pak ditësh, Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.
Megjithatë, duket se si shumë artistë të tjerë që po bëjnë strategji dhe ‘lojëra’ me publikun për të fituar më shumë vëmendje para se të publikojnë bashkëpunimet e tyre, ashtu vepruan dhe Mozzik me Kidën.
Por, si është në të vërtetë reperi, në një lidhje apo beqar? Me anë të një një Instastory, vetë ai na zbulon se është një baba beqar dhe krahas duket se na ka zbuluar arsyen përse.
Baba beqar. Jam beqar, sepse askush nuk e beson që nuk jam në një lidhje.
Pas ndarjes përfundimtare me Loredanën, kjo e fundit shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.
Por, si ka reaguar Mozzik, babai i vogëlushes së saj 4- vjeçare lidhur me këtë lajm që po bën xhiron e rrjetit? Ai ka ndarë me ndjekësit një postim ‘tallës’ kundrejt partnerit të ri të reperes.