Aktualitet Rajoni

Jakup Krasniqit iu ndalua mbajtja e kravatës kuqezi në Hagë, e bija: Shqiponjën nuk mund të ia zhvishni kurrë nga zemra!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, është ndaluar të marrë pjesë në seancë, për shkak të një kravate që kishte vendosur.

Aksesori i vendosur nga Krasniqi kishte një dizenjo kuqezi dhe shqiponjën dykrenare.

Nuk dihet ende arsyeja pse i është larguar.

“Z.Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herave të tjera, a mund ta dimë pse i është hequr kollarja?”, tha avokatja e tij Alagendra para seancës. Gjyqtari i rastit Charles Smith tha se do të kërkojnë informacione pse një gjë e tillë ka ndodhur.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se babait të saj mua t’ia zhveshin shqiponjën nga gjoksi, por kurrë nga zemra, madje duke e krahasuar atë me Mic Sokolin.

Postimi i plotë:

Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.

Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!

Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!