Kompania e anijeve që prodhoi jahtin luksoz “Bayesian”, që u mbyt një javë më parë në Palermo, po punon për një plan për rikuperimin e tij. Jahti ndodhet i fundosur në 49 metra thellësi, në ujërat e portit Porticello, e shtrirë në anën e djathtë. Bayesian sipas ekspertëve mjedisorë është një “bombë me sahat” për zonën, pasi në rezervuarin e anijes në momentin kur është fundosur ka pasur 18 mijë litra karburant.
Ndaj për autoritetet italiane tani prioritet do të jetë para së gjithash asgjësimi i karburantit që mund të ketë efekte ndotëse nëse do të rrjedhë nga anija. Me indikacione të prokurorëve, zhytësit e rojës bregdetare janë rikthyer në aksion edhe në zonën ku u mbyt anija me vela, gjysmë milje larg bregut, për të kryer disa kontrolle dhe për të monitoruar çdo derdhje nafte.
Për momentin nuk ka rrjedhje karburanti, por depozita duhet të zbrazet plotësisht. Hapi i dytë mund të jetë sigurimi i anijes për të vazhduar me një plan të detajuar për rikuperimin e saj. Pasi depozita me naftë të jetë zbrazur dhe të hartohet një plan, kompania e transportit do ta paraqitet tek autoritetet për të marrë leje për të vazhduar me zhvendosjen e Bayesian, në një operacion që mund të zgjasë disa javë.
Ndërkaq, kapiteni i jahtit “Bayesian”, James Cutfield, i cili u mbyt pranë Palermos më 19 gusht, është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat për mbytje të shumëfishtë. Cutfield, i cili ishte kapiten i jahtit të manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, ka pranuar përgjegjësinë dhe ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve. Avokati i tij tha se ai ishte i rraskapitur dhe që ekipi i mbrojtjes nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur një strategji mbrojtjeje.
Përveç Cutfield, prokurorët në Termini Imerese kanë vendosur zyrtarisht në hetim 51-vjeçarin, siç raportoi agjencia Ansa. Gjatë një seance dy-orëshe me prokurorët, Cutfield është pyetur për detajet e ndodhisë, përfshirë nëse dyert dhe kapakët ishin të mbyllur dhe momentin kur ishte aktivizuar alarmi. Kjo ndodhi pasi jahti u përfshi në një stuhi dhe gjatë 32 minutave që jahti supozohet të jetë mbytur.