Reperi Tupac Shakur do të festonte 50-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte gjallë dhe kanë qenë të shumtë ata që e kanë përkujtuar artistin e ndjerë. Një prej tyre ishte dhe aktorja dhe producentja amerikane, Jada Pinkett Smith, e cila ka nderuar mikun e saj duke ndarë në rrjete sociale një poezi të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. Ajo ka postuar në “Instagram” një video shoqëruar me një dedikim shumë prekës.
Tupac Amaru Shakur do të festonte 50-vjetorin. Ndërkohë që ne përgatitemi të festojmë për trashëgiminë e tij, le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë…aftësinë e tij me fjalët. Këtu janë disa prej tyre që ndoshta ju mund të mos i keni dëgjuar më parë.
Ajo ka treguar se Tupac i ka shkruar shumë letra dhe poezi, por kjo e fundit që ka ndarë me ndjekësit nuk është publikuar kurrë më parë. Jada Pinket Smith lexon me zë të lartë poemën që reperi i ndjerë ka shkruar dhe që mban titullin “Lost Souls” (shpirtra të humbur). Në fund ai ka shkruar:
I joti, Tupac.
Rikujtojmë se, Tupac ka shkruar shpesh letra me dedikime të shumta dhe fjalë të ëmbla kur ishte adoleshent. Këto letra i janë kushtuar të dashurës së tij të vegjëlisë, Kathy Loy dhe vitin e kaluar dolën në ankand 22 prej tyre.