Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
Ditën e sotme Dojna feston ditëlindjen e saj dhe mbush 31 vjeçe. E mes shumë urimeve që ka marrë, moderatorja ka vendosur të uroj edhe vetë veten e saj, ku ka postuar në Instagram një foto të saj në ditëlindjen e tretë dhe ka shkruar disa fjalë për rrugëtimin e jetës së saj deri tani.
E dashur Dojna!
Kjo është ditëlindja jote e tretë dhe loja jote e preferuar është te ndërtosh shtëpi me batanije të kapur nga cepi i krevatit tek komodina. Kur të futesh në klasë të parë, deftesa jote do të ketë më shumë “Mirë” se “Yll me xixa”.
Në klasë të pestë, do zbulosh se di të shkruash, kur zysh Ivoni do lexojë të gjitha ese-të e tua përpara klasës.
15 vjeç s’do dish çfarë do, ku do të shkosh dhe pse gjenë argumente për dy gjera të kundërta që të bëjnë lëmsh. Do kaloj.
18 vjeç do marrësh vendimin tënd të parë të rëndësishëm: Të lësh pianon.
20 vjeç do nisësh një rrugë të re, këtë herë do të ndash gjithçka nuk ke thënë në 20 vite.
22 vjeç do hipësh në Pallatin e Kongreseve edhe pse me gjunjët që të dridhen. 26 vjeç do kesh programin e parë me autorësi tënden.
27 vjeç do njohësh dashurinë e jetës që 30 vjeç të të japë botën në duart e tua.
28 vjeç lart në qiell do të ngjitet një ëngjëll që do të mbrojë përgjithmonë.
Këtë 31 vjetor dua të them të dëgjosh gjithmonë zemrën sepse ajo do të çoj tek lumturia. Jam krenare që di të thuash “Jo” dhe për vajzën e lirë që je.
Tani kthehu tek bota jote brenda një batanije të kapur cep me cep.
Mes shumë urimeve nga njerëzit e saj të afërt, ai që mori më shumë vëmendjen ishte sigurisht urimi nga partneri i saj i zemrës, Vlashenti. Me anë të një fotoje të tyre disa kohë më parë, kur Dojna priste ende të vinte në jetë vogëlushi i tyre, Vlasheni ka shkruar disa fjalë shumë të bukura pë të.