Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone qëndruan shumë afër gjatë arratisjes së tyre në plazh në fillim të kësaj jave. Aktorët u panë së bashku të martën duke shijuar diellin dhe dallgët teksa ishin në St. Barts në Karaibe.
Ndërkohë që DiCaprio dhe Morrone, janë të lidhur që nga viti 2017, çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre private, duke u parë rrallë së bashku në publik.
Në shkurt 2020, DiCaprio dhe Morrone bënë debutimin e tyre si çift kur u ulën së bashku në rreshtin e parë gjatë mdarjes së çmimeve të Oscar, ku ai ishte i nominuar për rolin e tij kryesor në “Once Upon a Time in Hollywood”.
Në qershor të atij viti, çifti festoi ditëlindjen e 23-të të aktores në një jaht së bashku me disa miq të tyre. Një burim i tha PEOPLE në atë kohë se DiCaprio zakonisht është shumë i pavarur, kalon shumë kohë me miqtë, por për shkak të izolimit për shkak të pandemisë, ai ka kaluar më së shumti kohë me Camila-n.
Ai pëlqen të jetë me të tha burimi, duke shtuar se ata janë shumë afër”dhe se ylli i “Don’t Look Up” dukej mjaft i bindur për Morrone.
Morrone foli më parë për marrëdhënien e saj me DiCaprion, duke thënë se diferenca e tyre e moshës 23-vjeçare nuk e shqetëson atë. Në muajin dhjetor ajo u shpreh për “Los Angeles Times” në vitin 2019 se:
Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Unë mendoj se kushdo duhet të jetë në gjendje të takohet dhe të lidhet me kë dëshiron.
Morrone, e cila bëri emër për modelimin përpara se të fillonte aktrimin, tha se e kupton pse njerëzit janë të interesuar për marrëdhënien e saj me DiCaprion, duke thënë:
Me siguri do të isha kurioze edhe për këtë. Unë mendoj se gjithnjë e më shumë tani që njerëzit po shohin filmin “Mickey and the Bear”, unë po fitoj ngadalë një identitet jashtë tij. Gjë që është zhgënjyese, sepse mendoj se duhet të ketë gjithmonë një identitet përveç se me kë po dilni.