Nuk plotësohen nevojat tuaja
Çdo individ ka “kërkesat” e tij që dëshiron t’i plotësohen në një lidhje. Këto nevoja mund të jenë emocionale, si përshembull të kërkuarit kohë cilësore nga partneri, ose funksionale si e të kërkuarit menaxhimin e parave. Kur njëri partner ndjen se nevojat e tij nuk po plotësohen është e rëndësishme që të komunikohet. Nëse kjo nevojë nuk përfillet fare nga partneri juaj, është momenti për ti dhënë fund. Mund të jeni duke çuar dëm kohën që mund të shpenzonit duke gjetur dikë tjetër që merr mundimin të plotësojë dëshirat tuaja.
Po kërkoni t’i plotësoni këto nevoja nga njerëz të tjerë
Kur ju rrisin në detyrë apo keni një emergjencë familjare, kush është personi i parë të cilit ja tregoni? Në një lidhje të shëndetshme, përgjigja e pyetjes do të sihte partneri juaj. Është në rregull nëse keni kolegë në punë që ju mbështesin, por problemi qëndron nëse kthehen në “bashkëshortin/en” e orës së punës, pasi është shenjë që nuk po merrni suportin e duhur nga partneri. Nëse ju apo aprtneri juaj po kërkon përmbushje emocionale apo fizike nga njerëz jashtë, pasi është momenti që t’i jepni fund lidhjes.
Keni frikë të kërkoni më shumë nga partneri juaj
Është mëse normale të mos ndiheni rehat kur kërkoni diçka nga partneri dhe mos ta merrni atë në një lidhje. Psikologia Wadley shprehet se:
Njerëzit mund të mendojnë “Mos ndoshta kjo do të më bëjë të dukem emocionale apo kërkuese”. Në vend që të shprehin atë që dëshirojnë, shtypin ndjenat e tyre dhe vazhdojnë të qëndrojnë të pakënaqur me frikën e të ndjerit si një barrë për palën tjetër.
Familja dhe miqtë tuaj nuk e suportojnë këtë lidhje
Ekspertja e lidhjeve dhe njohjeve shpjegon se duhet të marrim dhe mendimin e njerëzve që ne i besojmë rreth nesh.
Nëse askush nuk është dakord me lidhjen tuaj kjo është shenjë. Kur njerëzit të cilët të duan të shohin në një lidhje me një person që nuk të bën të lumtur është ide e mirë të dëgjoni dhe opinionin e tyre. Nëse ju shtyn që të largoheni nga miqtë dhe familjarët tuaj, kjo është shenjë për të hequr dorë. Kur filloni të gënjeni shoqërinë, keni filluar të gënjeni dhe veten tuaj.