Celebrities Gossip Showbiz

Ja si e përshkruan Julia Fox romancën e shkurtër që pati me Kanye West!

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Kanye West nisi një romancë dashurie me aktoren e njohur Julia Fox, një romancë e cila përfundoi shumë shpejt. Julia së fundmi ka folur për lidhjen e saj të shkurtër me reperin Ye dhe për habinë tuaj ka shprehur se takimi me Kanye ka qenë gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur.

Ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur. Ajo lidhje solli një shkëndijë përsëri në jetën time që e kisha harruar disi.

Sipas saj, takimi me Ye ishte si të ‘godiste’ një buton rivendosjeje. Rikujtojmë, se dyshja u takuan për herë të parë në Miami gjatë një feste të Vitit të Ri. Ata u fotografuan më pas në qytetin e New York-ut teksa ishin duke parë një produksion të Slave Play dhe duke darkuar në Carbone. Për sa i përket jetës private momentalisht Julia ka shprehur se është shumë e zënë për të ndërtuar një marrëdhënie të re. Fox shtoi gjithashtu se ajo dhe Kanye janë në marrëdhënie të mira, duke thënë:

Ne jemi ende miq.

Ndërkaq, ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë Kanye West i cili së fundmi i ka dhënë divorcin e shumëpritur Kim Kardashian-it. Kim dhe Kanye kanë qenë të martuar për 7 vjet dhe kanë 4 fëmijë North, Saint, Chikago dhe Psalm. Çifti u nda në janar të vitit 2021 dhe Kim zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc një muaj më vonë. Për një kohë gjërat dukeshin shumë miqësore dhe madje u fol për pajtimin e tyre.

Por javët e fundit Kanye ka sulmuar publikisht Kim dhe ka ndarë mesazhe private mes tyre në llogarinë e tij në Instagram. Ai gjithashtu ka bërë gërmime publike për të dashurin e ri të Kim, Pete Davidson. Së fundmi gjithashtu fansat e Kanye West kanë qenë të shpejtë për të kritikuar videoklipin e fundit të yllit, i cili e tregon atë duke “rrëmbyer dhe varrosur të gjallë” të dashurin e ish-gruas së tij Kim Kardashian.