Celebrities Gossip Showbiz Sport

Ja si e kalon kohën e lirë ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana!

Lorik Cana është një futbollist shqiptar, i cili shumë herë na ka bërë krenarë me përfaqësimin e tij në ndeshjet ndërkombëtarë. Ai është shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, qofshin ata sportdashës ose jo. Cana, ish-kapiteni i Kombëtares, edhe pse ka dhënë dorëheqjen prapë ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes, teksa shpreh opinionet e tij në lidhje me ndeshjet që Kombëtarja luan.

Së fundmi futbollisti ka ripostuar në Instagramin e tij një InstaStory ku shihet duke luajtur me partneren e tij. Ata duken shumë të lumtur dhe të dashuruar dhe po shijojnë kohën e tyre të lirë duke u argëtuar. Në video ata kanë vendosur një figurë ku shkruan “luftë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Çifti ka dy fëmijë së bashku, një djalë dhe një vajzë, teksa nuk i poston shpesh në llogarinë e tij në Instagram. Loriku është shprehur më herët se ai nuk dëshiron të publikojë foto të fëmijëve sepse i beson traditave të vjetra dhe ka frikë se mund t’ia marrin mësysh.

Aktualisht ish-kapiteni i Kombëtares është amabsadori i Grassroots për fubollin e fëmijëve në Shqipëri, i emërtuar nga Federata Shqiptare e Futbollit më 26 tetor në vitin 2017.