Aktorja e njohur Angelina Jolie ka mbërritur në Itali në prag të Festivalit të 81-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. E njohur për shumë talente, nga aktrimi dhe regjisorja, deri tek produksioni dhe stilizmi, Jolie ka shkëlqyer me një pamje elegante dhe minimalistike gjatë ardhjes së saj në qytetin romantik të Venecias.
Jolie ka veshur një pallto Dior ngjyrë bezhë të lehtë, e cila kishte mëngë të shkurtra të palosura, duke i dhënë një ndjesi të sofistikuar dhe moderne. Aksesorët e saj të zgjedhur ishin në përputhje me stilin e saj minimalist: syze dielli të zeza dhe vathë të vegjël argjendi.
Festivali i Filmit në Venecia, që fillon më 28 gusht dhe do të zgjasë deri më 7 shtator, është një nga ngjarjet më prestigjioze në kalendarin e industrisë së filmit. Gjatë festivalit, Jolie pritet të prezantojë filmin e saj të ri, “Maria,” një dramë biografike që përshkruan jetën e këngëtares së ndjerë të operës, Maria Callas. Ky film është pritur me interes të madh për shkak të përkushtimit të Jolie si regjizore dhe si një pasionante e artit dhe kulturës.
Pjesëmarrësit e tjerë të rëndësishëm që kanë mbërritur tashmë në Itali për festivalin përfshijnë aktoret Jenna Ortega dhe Monica Bellucci, si dhe legjendën e kinemasë Sigourney Weaver. Presidentja e jurisë së këtij viti është Isabelle Huppert, një aktore e njohur për kontributet e saj të jashtëzakonshme në artin e filmit.
Gjithashtu, priten që shumë emra të tjerë të famshëm të bëjnë një paraqitje gjatë festivalit, duke përfshirë Brad Pitt, George Clooney dhe Lady Gaga, të cilët do të shfaqen për të promovuar projektet e tyre të ardhshme filmike dhe për të kontribuar në atmosferën festive të Venecias. Festivali i Filmit në Venecia gjithmonë ofron mundësinë për të parë premierat e shumë filmave të pritur dhe për të përjetuar ndonjëherë momentet më të ndritshme të botës së filmit.