Seriali i shumëpritur i Princit Harry dhe Meghan Markle më në fund ka një datë publikimi. Së fundmi është vendosur që premiera të publikohet këtë vit dhe është planifikuar që të dalë në muajin dhjetor në rrjetin e tranmetimit Netflix.
Një raportim nga ‘Deadline’ ditën e kaluar pohoi se shfaqja po shtyhej deri në vitin 2023 mes një reagimi ndaj sezonit të ardhshëm të serialit hit të Netflix, “The Crown”. Por pavarësisht gjithçkaje, së fundmi është thënë se shfaqja do të vazhdojë dhe kjo çështje nuk kishte të bënte me sezonin e pestë të “The Crown”.
Burime të tjerë thanë se kishte probleme midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe Netflix pasi ata donin të fshinin çdo koment inkriminues që kishin bërë për Mbretin Charles III, Camilla Parker-Bowles, Princin William dhe Kate Middleton. Çifti ishin ata që donin që dokumentari të shtyhej deri në vitine ardhshëm. Një burim është shprehur për mediat se:
Me sa jam në dijeni, seria e dokumenteve është ende duke vazhduar për më vonë këtë vit.
Rikujtojmë se, Mbreti Charles III thuhet se do ta ndalojë Princin Harry të marrë pjesë në kurorëzimin e tij nëse në librin që pritet të publikohet së shpejti, ai do të sulmojnë Mbretëreshën Bashkëshorte Camilla. Një burim për ‘Daily Beast’ tha se:
Është një gjë që Harry të sulmojë Charles-in, por nëse Harry e detyron atë të zgjedhë, duke përfshirë Camilla-n në librin e tij, nuk kam dyshim se ai do të zgjedhë Camilla-n.
Një tjetër burim i brendshëm i tha gazetës se Harry dhe Meghan Markle janë në një listë pritjeje për ceremoninë e vitit 2023, duke nënkuptuar se ende nuk është vendosur nëse do të ftohen apo përjashtohen. Libri me kuntime i Harry-t ishte planifikuar të botohej në nëntor, por data u shty pas vdekjes së Mbretëreshës.