Revista e famshme “Tatler” ka cilësuar së fundmi Princeshën Beatrice Borromeo të Monakos si mbretëroren më me stil në Evropë. Beatrice, 36 vjeçe, është vajza e aristokratit italian Don Carlo Ferdinando dhe punoi si gazetare politike dhe krijuese dokumentaresh, para se të martohej me Pierre Casiraghi, 33 vjeç, djali i Caroline, Princeshës së Hanoverit dhe nipi i Grace Kelly.
Në ditën e dasmës së saj në vitin 2015, ajo veshi katër fustane, dy nga Valentino për martesën civile në Monako dhe dy nga Armani Privé për ceremoninë fetare në Liqenin Maggiore. Në dasmën e saj, ishte hera e parë që Beatrice tërhoqi vëmendjen e botës së modës dhe Vogue e quajti ngjarjen si ‘dasma më elegante e verës’.
Edhe sot që është nënë e dy fëmijëve, sipas “Tatler” Beatrice është akoma mbresëlënëse kudo ku ajo shkon, qoftë në tapetin e kuq, në ndonjë paraqitje mbretërore apo thjesht në ndonjë dalje me kunatën e saj po aq elegante, Charlotte Casiraghi. Këtë vit, Beatrice u bë ambasadore për shtëpinë e modës Dior dhe është fotografuar shpesh me veshjet e tyre, duke i stiluar ato në mënyrë perfekte.