Së fundmi këngëtarja e njohur Adele ka treguar se ende e vlerëson ish-bashkëshortin Simon Konecki edhe disa muaj pasi u finalizua divorci i tyre. Fituesja 15 herë e çmimit ‘Grammy’ ka folur në lidhje me përfundimin e martesës së saj me Konecki, gjatë intevistës me Oprah Winfrey për të dielën speciale në CBS për ‘Adele One Night Only’.
Krijuesja e hitit ‘Hello’ ka treguar për ish-bashkëshortin e saj me të cilin ajo ka edhe një djalë 9-vjeçar Angelo Adkins se:
Edhe tani i besoj jetën time. Ndihem sikur ai dhe Anxhelo ishin engjëj të dërguar tek unë. Ai erdhi në një moment të tillë, ku stabilitetin që ai dhe Anxhelo më kanë dhënë, askush tjetër nuk do të mund të ma jepte kurrë. Sidomos në atë kohë të jetës time. Ai hyri dhe ishte i qëndrueshëm, personi më i qëndrueshëm që kam pasur ndonjëherë në jetën time deri në atë moment.
Ajo gjithashtu tregoi momentin kur kuptoi se martesa e tyre kishte përfunduar, ndërsa ishte me një grup miqsh të saj të ngushtë, duke shfletuar faqet e një reviste.
Të gjithë po u përgjigjenim disa pyetjeve në një revistë dhe ishte diçka e tipit ‘Çfarë është diçka që askush nuk do ta dijë kurrë për ju?’. Dhe e thashë para tre miqve të mi, thashë: ‘Nuk jam vërtet e lumtur. Unë nuk jam duke jetuar, unë thjesht po eci përpara’. Dhe më kujtohet një tekst që kam shkruar që kam vënë një këngë në datën 25, që është: “Dua të jetoj dhe jo vetëm të mbijetoj”. Unë padyshim u ndjeva kështu. Dhe kur e pranova para miqve të mi që menduan se isha vërtet e lumtur, në fakt unë isha vërtet e pakënaqur, dhe ata ishin të gjithë të tronditur.
Adele filloi që të takohej me sipërmarrësin në vitin 2011, dhe më pas në vitin 2012 ajo solli në jetë Angelo-n. E më pas në vitin 2019 ata vendosë të ndaheshin. Adele bëri kërkesë për divorc që në shtator të atij viti, dhe u finalizua këtë mars. Çifti tani ndan kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të Angelo-s.
Unë që në moshë shumë të vogël i premtova vetes se kur të kisha fëmijë, do të qëndronim së bashku. Ne do të ishim ajo familje e bashkuar. Dhe u përpoqa për një të tillë për shumë kohë. Isha shumë e zhgënjyer për djalin tim. Isha shumë e zhgënjyer për veten time.
Ndërkohë që tani Adele është në një lidhje me agjentin sportiv Rich Paul dhe është shprehur gjatë gjithë kohës se është jashtëzakonisht e lumtur me të.