Një fans i vjetër i Marilyn Monroe po shpenzon 30 mijë dollarë për të bërë fushatë për Akademinë për t’i ofruar asaj një çmim për arritje të përjetshme në Oscar, duke pretenduar se talenti i saj ishte “përdhunuar” nga e gjithë industria. Artisti Michael Moebius po përpiqet që ikona e ndjerë, e cila ndërroi jetë më shumë se gjashtë dekada më parë, të vlerësohet për shërbimet e saj në film dhe argëtim. Ai ka planifikuar një shumë prej 30,000 dollarësh për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Akademisë përpara ceremonisë së këtij viti.
Michael po lufton gjithashtu që James Dean dhe Elvis Presley, të nderohen për ‘kontributet e tyre të pakrahasueshme në kinema dhe kulturë’ dhe ka nisur një peticion Change.org për të ndihmuar në mobilizimin e mbështetjes publike. “Të gjithë mendojnë se kanë një çmim “Academy Award” sepse janë emra të njohur, por nuk e kanë”,-tha ai ekskluzivisht për DailyMail.com.
“Gjithçka që ata bënë është e lidhur me të gjithë industrinë e Hollywood-it. Ata janë si perënditë e të gjithë industrisë dhe nëse mendoni për këtë, të gjithë kishin një histori të trishtuar. Ata u përdhunuan të gjithë nga e gjithë industria.”-tha ai. Michael nisi një fushatë Change.org në dhjetor për të bërë presion mbi Akademinë për të vepruar. Ky peticioni është nënshkruar mbi 56,000 herë.
Ne nuk po gjykojmë aktrimin apo muzikën, ne thjesht po themi se arritja e tyre për të gjithë industrinë dhe ndikimi i tyre ishte kaq i jashtëzakonshëm. Unë mendoj se të gjithë do të jenë në anën tonë për t’u kthyer atyre diçka, sepse ata i argëtuan të gjithë.