Aktualitet

Ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe të tjerët

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksander Lahos, i njohur si “Rrumi i Sukthit”.
Sipas Top Channel se sipas prokurorisë, ata nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen.

Po ashtu sigurim kushtesh për të kryer eliminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos  edhe pas atentatit të 1 nentorit të 2019.

SPAK po jep pretencën ku kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim ne aplikim te gjykimit të shkurtuat me 7 vite e 4 muaj burg.

Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg, i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg

Bashkim Haxhia 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Endrit Sinani 7 vite e 6 muaj burg, ulje e 1/3 përfundimisht me 5 vite burg

Julian Pjetri 7 vite e 6 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht në 5 vite burg