Në filmin e James Bond të vitit 1979, me titull “Moonraker”, agjenti 007 shihet në një makinë Hispano-Suiza J12, e vitit 1936. Kjo makinë konsiderohej si një nga më të mirat në botë e epokës së saj dhe ekspertët thonë se ky model spanjoll sot vlen miliona euro.
Mendohet se në ankandin e 18 gushtit, në Pebble Beach, do të shitet për 2-3,5 milionë euro. Kjo makinë ofronte për kohën një fuqi, rendiment dhe lehtësi manovrimi të jashtëzakonshme. Ajo kishte një motor prej 6 cilindrash me 220 kuaj fuqi. Hispano Suiza prodhoi vetëm 114 njësi të J12 dhe sot nuk dihet se sa kanë mbetur “gjallë”.