Prej muajsh ka nisur puna për ceremoninë madhështore të kurorëzimit të mbretit Charles III, që do të mbahet më 6 maj në Westminster. Edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore, shifrat janë marramendëse. Lista është e pafundme dhe kostot e tepruara. Kjo ngjarje ka shikueshmëri botërore dhe përveç shpenzimeve, sjell edhe të ardhura të konsiderueshme për vendin.
“Këtë vit monarkia do të kushtojë 850 milionë paund të të ardhurave të PBB-së, që do të mungojnë në buxhet për shkak të festës, bank holiday, plus 100 milionë paund për të organizuar ceremoninë në Westminster Abbey dhe gjithë fundjavën e Kurorëzimit, si dhe buxhetin e Komitetit të Orbit të Artë që merret me festimet. Në total do të kushtojë 950 milion paund”, shpjegon CEO i Brand Finance, David Haigh për Raportin e ri Financiar të Windsor.
Me pak fjalë, kurorëzimi do të ndihet në aspektin ekonomik dhe kjo do të çojë në kritika nga ata që besojnë se monarkia është bërë shumë e shtrenjtë, veçanërisht në këto vite krize. Megjithatë, duhet të merret parasysh ana tjetër e medaljes, që janë përfitimet nga ceremonia e kurorëzimit.
“Mbi gjysmë miliard paund, 665 milionë për të qenë të saktë, është ajo që kurorëzimi i mbretit Charles III më 6 maj do t’i sjellë ekonomisë së Britanisë së Madhe. Në vitet normale, kontributi i Windsors në monarki, është pak më shumë se 100 milion paund në vit, por si rezultat i ceremonive të kurorëzimit me një spot të madh promovues në Mbretërinë e Bashkuar, do të jetë shumë më tepër këtë vit”,-shpjegon Haigh.
Fitimet do të kompensojnë humbjet për shkak të ditës së pushimit për fundjavën e gjatë të kurorëzimit dhe kostot e ceremonisë. Megjithatë problemet nuk mbarojnë me kaq. Siç thekson Haigh, çështja e shpenzimeve do të jetë vendimtare për mbretërimin e Charles III, i cili do të duhet ta çojë monarkinë drejt një menaxhimi financiar më modern.
Mbreti Charles III pas kurorëzimit më 6 maj do të bëjë një ndryshim pasi do të sjellë risi në traditat e vjetra mbretërore. Bëhet me dije se Charles III, po e kundërshton traditën dhe do të refuzojë të vishet me veshjet tradicionale mbretërore të monarkut ndër shekuj. Charles ka zgjedhur një veshje ushtarake për ngjarjen historike.